Tan Brama mbështet Einxhel, edhe mua nuk më ka paguar Arilena Ara
February 10, 2022Dritan Brama ka treguar më shumë lidhur me përvojën e tij në Big Brother VIP, ndjekësit në Instagram që bënë aq shumë bujë, punën e tij si përkthyes i filmave me pullë të kuqe dhe shumë të tjera.
I ftuar në Pardon My French të Top Albania Radio, ai fillimisht tregoi se si është ndier dhe si e kanë pritur njerëzit pas daljes nga BBV. Gjithashtu tregoi se si i erdhi ftesa dhe a e priste të qëndronte kaq shumë brenda shtëpisë.
“Që kur hoqa kufjet e shtëpisë mora një ‘feedback’ shumë të mirë. Edhe shikuesit ‘live’ në studio ma bënin me dorë. Më kanë thënë që ‘ti duhet të ishe që në fillim’. Ta kisha ditur do isha futur te ‘BBV2’. E pranova direkt, thashë që po do jem”.
“Ishte dhurata më e bukur për vitin 2022. Momenti më i bukur brenda shtëpisë ishte kur më erdhën fëmijët. Për 30 ditë që qëndrova çdo sekondë ishte e bukur. Unë e dija ku po shkoja. Aty brenda kishte lojtarë shumë të fuqishëm. Thashë do rri një javë, do dal”, ka deklaruar balerini.
A mendonte Tan Brama që finalistët janë të duhurit dhe se e meritojnë finalen: “Për Donaldin, Ilirin, Arjolën dhe Monikën i prisja. Edhe Beniada shumë mirë. Ishte surprizë nuk e mendoja. Unë isha si tipi i Beniadës, vetëm djalë, nuk i mbaja krahun asnjërit”.
Përkthimi i filmave për të rritur padyshim që bëri shumë bujë në media dhe balerini ka treguar se kur nisi kjo punë dhe a do ta përsëriste sërish nëse do t’i ofrohej.
“Në vitin 2004 sa jam kthyer nga Gjermania. Patjetër që do e bëja prapë”, ka deklaruar Tani, citon Top Channel.
Mbi katër milionë ndjekësit e tij në Instagram padyshim që tërhoqën shumë vëmendjen e njerëzve duke menduar se nuk janë realë.
“Kur i kishte dy milionë ndjekës Enca, uau Enca me ndjekës arabë, andej- këndej. Kujdesen dy shokë për Instagramin tim, ma menaxhojnë mirë. (qesh) Unë bëj dhe ‘workshope’, njoh shumë njerëz”, ka deklaruar ish-banori i BBV.
Teksa në studio po diskutohej lidhur me debatin e famshëm, Einxhel- Donald që shkaktoi shumë bujë, teksa prezantuesja e akuzoi aktorin se nuk e ka paguar, Tan Brama tregoi se një këngëtare shumë e njohur nuk e ka paguar.
“Kam pasur dy-tri raste. Rasti më i fundit ishte në qershor me një divë që vetëquhet. Kishte dhe një koncert para dy-tre muajsh. As familjen nuk e çova në pushime duke u marrë me të. Duhet ta paguash tjetrin, jo t’i hedhësh një vlerë qesharake”.
“Kur e ke mikeshë ose mik nuk e diskuton paraprakisht. Pastaj më tha shiko se nuk kam mundësi, dështova. Më premtoi që do më merrte sërish, në koncertin tjetër kishte marrë dy të tjerë, miqtë e mi”, është shprehur Brama, referuar Arilena Arës.
Tani gjithashtu ka thënë se mund të na presë një befasi shumë e bukur lidhur me profesionin e tij dhe një banor brenda shtëpisë: “Pse jo me Ilirin ndonjë projekt. Kemi folur dhe brenda shtëpisë për këtë”.
Edhe në një intervistë në ABC news, Brama përmendi konfliktin me Arilenën.
“Disa artistë nuk më kanë paguar akoma. Kam qenë një staf kërcimtarësh aty, profesionist. Me pa Donaldi nga këmbët “ore shumë i bardhë je s’ke bërë plazh”, i thashë o vlla do të tregoj të vërtetën, kam punuar 3 muaj me një këngëtare që është vip-e, ditë për ditë duke punuar. Duke thënë s’më pelqen kjo lëvizja, dhe vinte a ta ndërrojmë këtë, bëjmë 3 videoklipe dhe të vjen një zarf me 300 mijë lekë. Tha do rregullohemi në një spektakël që kam në nëntor, shikoj aty dhe kishte marrë një tjetër, kjo nuk mu duk e pastër”.
Teksa Ermali insistoi të mësonte më shumë për artisten, Tani pranon që artistja që nuk e ka paguar ishte Arilena. “Sigurisht Arilena”, pohoi ai.
revista.one/