Përleshje në festën e Justin Bieber, plagosen tre persona
February 12, 2022Tre persona u qëlluan me armë jashtë një feste të organizuar nga këngëtari në restorantin “The Nice Guy” në Los Angeles të premten mbrëma.
Justin Bieber dhe gruaja e tij Hailey u fotografuan duke bërë një dalje të nxituar nga restoranti i modës pasi shpërtheu një zënkë, e cila eskaloi deri në të shtëna me armë, shkruan DailyMail.
Interpretuesi i hitit “Peaches”, 27 vjeç, po organizonte një festë ku të pranishëm ishin shumë emra të njohur, në restorantin e mrekullueshëm pas performancës së tij të mëparshme.
Reperët Kodak Black, Lil Baby dhe Gunna po largoheshin nga festa rreth orës 2:45 të mëngjesit kur shpërtheu një sherr mes miqve të reperëve që ishin në një veturë sportive Ferrari të kuqe, raportoi fillimisht TMZ.
Një burrë i paidentifikuar filloi të gjuante me grushte dy meshkuj, teksa më pas nxori një pistoletë, thotë policia. Sipas dëshmitarëve okularë, njerëzit filluan të vrapojnë për të shpëtuar jetët e tyre pasi dëgjuan të shtënat.
Gjuajtjet me armë lanë të plagosur tre burra të moshës 19, 24 dhe 60 vjeç, konfirmoi LAPD për DailyMail.
Nga vendi i ngjarjes janë transportuar në spital 19-vjeçari dhe 60-vjeçari. 24-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes por më pas është dërguar në spital.
Një burrë, i cili besohet të jetë mik i reperëve, thuhet se është qëlluar me plumb në prapanicë dhe një burrë tjetër, një koleksionist autografesh, mësohet se është qëlluar në këmbë.
Sulmuesit janë ende në arrati dhe nuk është bërë asnjë arrestim, konfirmoi Policia e Los Angelesit për DailyMail. Nuk ka asnjë të dyshuar përderisa hetimet janë në vazhdim.
Justin dhe modelja Hailey, 25 vjeçe, ishin të prirur të largoheshin sa më larg nga vendi që të ishte e mundur, pasi u nxorën nga sigurimi mes telasheve jashtë vendit të ngjarjes.
Justin u fotografua me një fytyrë të zymtë ndërsa ndiqte rojen e tij të sigurisë, duke dalë me nxitim nga restoranti ndërsa Hailey qëndronte afër.
Justin dhe modelja Hailey, 25 vjeçe, ishin të prirur të largoheshin sa më larg nga vendi që të ishte e mundur, pasi u nxorën nga sigurimi mes telasheve jashtë vendit të ngjarjes.
Bieber kishte veshur një xhup të bardhë pantallona të zeza të gjera.
Ndërkohë Hailey ishte e veshur me një fustan të zi dhe taka të thjeshta të zeza. Bukuroshja eci me kokën ulur dhe përdori një dorë për të mbrojtur fytyrën e saj teksa po dilte jashtë mes gjithë rrëmujës së krijuar. revista.one/