Loja me “Spiderman”/ Arjan Konomi flet për marrëdhënien Bora-Donald

Loja me “Spiderman”/ Arjan Konomi flet për marrëdhënien Bora-Donald

February 14, 2022 0

Komentit të situatës së Donald Veshajt dhe Bora Zemanit nuk i ka shpëtuar as kolegu i kësaj të fundit, Arjan Konomi.

Gjatë një videoje ‘live’ në llogarinë e tij të “Instagram”, opinionisti i “Për’puthen” është shprehur se nuk e ka patur qejf Donaldin dhe theksoi se veprimi i tij kundrejt Borës ka treguar “mungesë burrërie dhe pjekurie”.

“Nuk jam dot ndonjë mendim të saktë për këtë gjë sepse nuk e kam njohur mirë marrëdhënien e tyre. Unë me Borën kemi miqësi shumë të mirë, shkojmë në mënyrë të shkëlqyer, merremi vesh shumë mirë. Unë jam me fat që e kam atë kolege dhe besoj se për sa kohë do të jemi bashkë do të shkojmë shumë mirë.

Por nga ana personale nuk është se flasim shumë. Me thënë të drejtën nuk e kam takuar asnjëherë Donaldin, edhe kur ishte me Borën dhe një nga arsyet është që unë nuk e kam patur qejf atë. Jo se kam gjë për atë si djalë, është djal i mirë por nuk e shikoja dot Borën me atë. Nuk është se Bora në atë situatë humbi diçka, pavarësisht se ishte në mënyrë jo të bukur dhe aspak elegante dhe të lëndosh një njeri në mënyrë të atillë aq më tepër publikisht nuk tregon as pjekuri, as burrëri. Vazhdojmë luajmë me ‘Spiderman’”- është shprehur Arjani.

Kujtojmë se Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë tashmë një dyshe që vetëm përfliten dhe nuk kanë të ndalur.

Së fundmi, shkak është bërë një veshje, që moderatorja mbante në “Përputhen Prime”. Ajo kishte veshur një palë pantallona me gurë dhe një xhaketë e cila ishte e mbuluar po ashtu nga gurë me xixa.

Duket se Bora për këtë “look” është frymëzuar nga aktorja, Zendaya, e cila në filmin “Spiderman” ka luajtur rolin e të dashurës së Spiderman.

Deri këtu duket se gjithçka është siç duhet, por po të kthehemi pas në kohë kujtojmë që Donaldi ka treguar herë pas here se ky personazh është i preferuari i tij. Madje, edhe parashuta që hyri në “Big Brother VIP”në ditëlindjen e Borës, ndodhej pikërisht foto e Spiderman me të dashurën e tij.

revista.one/