Konkurrenti i pëlqen videot e Fjorit, rrëfen për eksperiencën e tij si zhigolo: Merrja 80 euro në orë
February 16, 2022Aldisi dhe Fjori zhvilluan takimin e radhës me njëri-tjetrin në “Për’puthen”.
Gjatë bisedës, Aldisi i tregoi konkurrentes për një eksperiencë të së shkuarës, kur për më shumë se një vit ka punuar si zhigolo:
Sipas tij, çdo gjë nisi si një lojë por i pëlqente gjithnjë e më shumë deri vendosi të heqë dorë.
“Ka ndodhur për një vit, një vit e gjysme. Nisi si lojë. Merrja 80 euro në orë. Ka pasur raste kur kam marrë 1.000 euro për dy ditë. Gratë kanë qenë të moshave nga 30 deri në 45 vjeçe. Ka ndodhur para një viti”.
Ai tregon dhe për momentin kur prindërit mësuan se djali i tyre ishte zhigolo.
“Nuk reaguan mirë, e mësuan pas një viti, kur ishte nga fundi. U thashë që do heq dorë”.
Teksa thekson se është mendje hapur, Aldisi tha se tani që është bërë pjesë e “Për’puthen” dëshiron të gjejë një partnere. “Tani dua të mbledh mendjen dhe të bëj diçka për vete”, tha ai.
Fjori pranoi se ndihet mirë kur kalon kohë me konkurrentin: “Kur jam me ty, ndihem ndryshe. Më jep pozitivitet”.
Aldisi foli për videon intimi të Fjorit që ka qarkulluar në internet dhe i ka shprehur mbështetjen e tij.
“Më eksiton kjo puna e fotove, videove, më pëlqen t’i bëj me partneren time. Nuk dua të ndihesh ti në faj, faji është i tjetër kujt”, tha ai.
Më tej, tregoi dhe një eksperiencë personale, duke theksuar është shumë mendjehapur.
“Edhe unë e kam bërë, kur kam qenë në një lidhje kam ftuar një shoqe të saj dhe kemi video treshe”, tha Aldisi.
revista.one/