Gold AG dhe Kastriot Tusha sjellin këngën “Ushtar Kavaja” për nder të heroit Indrit Cara
February 17, 2022“Ushtar Kavaja” mban titullin kënga më e re që ka ardhur si bashkëpunim ndërmjet Gold AG dhe Kastriot Tushës.
“Urime Pavarësia e Kosovës krejt shqipeve anembanë botës. Me këngën më të re urojmë nga zemra për ju”, shkruan në njoftimin e reperit.
Arian Agushi e ka bërë melodinë dhe e ka shkruar tekstin e këngës, me orkestrim të Alban Fortunës.
Për anën vizuale është kujdesur M Production që e ka xhiruar videoklipin e këngës “Ushtar Kavaja”.
Indrit Cara (i njohur si Ushtar Kavaja) ishte një veprimtar, aktivist dhe ushtar shqiptar, i cili vdiq duke luftuar në Luftën e Kosovës në mars të vitit 1999. Pas shpërthimit të luftës në Kosovë, ai la Londrën, ku kish kohë që jetonte dhe iu bashkua luftës, duke rënë edhe dëshmor në altarin e lirisë.
Në vitin 2009, dhjetë vjet pas vdekjes së tij, asokohe presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e dekoroi me Medaljen “Luftëtari i Lirisë – Adem Jashari”, Indrit (Lulëzim) Carën, me motivacion për trimërinë dhe kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. revista.one/