Leonora publikon “Liria ka emër”, për nder të Pavarësisë dhe Epopesë së UÇK-së
February 17, 2022Leonora Jakupi e ka publikuar edhe projektin e dytë të paralajmëruar muzikor me titull “Liria ka emër” që e ka shoqëruar me videoklip.
Së bashku me “Komandant”, kjo këngë është realizuar në nder të festës së Pavarësisë së Kosovës dhe Epopesë së UÇK-së.
“Liria ka emër” nga tani ne te gjitha platformat! Jam shumë e lumtur që sado pak përmes këngës time dhe zërit tim të jap kontributin për mbrojtjen e vlerës sonë më të lartë, UÇK-së, për mbrojtjen e djemve tanë më të mirë!”, ka shkruar Leonora në njoftimin e saj.
Këngëtarja i ka falënderuar bashkëpunëtorët e përfshirë në realizimin e këtij projekti.
Avni Qahili e ka bërë muzikën dhe e ka shkruar tekstin, ndërsa Ebrar Mazhar e ka bërë orkestrimin, miksimin dhe masterizimin. Për anën vizuale është kujdesur MaxProduction. revista.one/