Babai i Einxhelit befason me deklaratën: Nuk kam arsye ta takoj Dagzin, e kam parë lidhjen e tyre si diçka që ndodh në një lojë
February 18, 2022Babai i moderatores Einxhel Shkira, piktori Muzafer Shkira ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” të premten, ku u diskutua mbi katër finalistët.
Ai u ngacmua nga gazetarët se nëse e kishte takuar nga jashtë DJ Dagzin, i cili është banori me të cilin Einxhel krijoi një lidhje brenda shtëpisë.
Babai i moderatores i befasoi të gjithë kur tha se nuk e kishte takuar Dagzin, duke thënë se atë që ka ndodhur mes atyre dyve e ka parë si diçka të ndodhur brenda një loje.
“Jo unë e kam parë si një gjë që është brenda për brenda një hapësire loje. Nuk kam asnjë arsye për ta takuar”, ka thënë Muzafer Shkira.