Frymëzohuni nga vajzat e famshme për stilin e veshjes këto ditë
March 27, 2021Stili i vajzave të famshme mund t’ju ndihmojnë me ide.
Kombinimet e përditshme janë diçka mes fundit të dimrit dhe fillimit të pranverës
Blerjet e reja hera herës na bëjnë konfuzë, prandaj kemi nevojë për disa modele të qarta, shkruan Who What Wear.
Veshja e vajzave të famshme mund t’ju ndihmojnë me ide.
Hailey Bieber
Kthehemi në trendin e thjeshtë të viteve ’90-të. Xhinse blu, kanotiere e bardhë, këpucë dhe një xhaketë e gjatë lëkure.
Rihanna
Rihanna për guximtaret! Set tutash (ose jo) në ngjyra të hapura dhe po, mund t’i vishni me taka!
Gigi Hadid
Gigi e di që gjithë vëmendja e veshjeve të pranverës është tek elementi më i dukshëm. Pardesyja!
Kendall Jenner
Sa herë Kendall del rrugëve, njerëzit mbajnë shënime. Gjithçka që ju duhet për këtë veshje është një jelek, një këmishë e bardhë dhe pantallona serioze.
Katie Holmes
Stili i përditshëm e Katie-s është i adhurueshëm. Ka diçka kaq elegante brenda veshjeve rastësore të aktores. Ndoshta duhet të blini një pardesy! /revista.one/