Gruaja e Ilirit: Monika Lubonja më ka zhgënjyer

Gruaja e Ilirit: Monika Lubonja më ka zhgënjyer

February 21, 2022 0

Bashkëshortja e Ilir Shaqirit ka komentuar marrëdhëniet e bashkëshortit të saj me banorët e tjerë brenda shtëpisë së Big Brother duke treguar se Monika e ka zhgënjyer shumë.

“Ndoshta prisja ndryshe nga Monika, kishin një marrëdhënie të afërt, gazmore me lojëra dhe shaka, ajo më ka zhgënjyer. Të tjerët jo, nuk e di, por ajo do thosha”, deklaroi Emanuela.

Mes banorëve që i sheh si miq të Ilirit përmendi edhe emrin e Einxhel, pavarësisht përplasjeve që kanë pasur në Big Brother VIP.

“Sigurisht Sabiani, Arjola, Paloma, Meridiani, Arbri. Dhe Einxhel sepse është vajzë shumë e mirë, mund të ndodhë që në një situatë të vështirë thuhen disa gjera por nuk i mbaj mëri, çdo kush ka bërë rrugëtimin e saj.”- tha ajo në Breaking.

Emnuela tregoi po ashtu se ka marrë shumë mbështetje si nga Shqipëria dhe nga Kosova, duke i falënderuar të gjithë ata që kanë votuar për Ilirin, duke bërë të mundur që ai të fitonte.

Liderët e Perëndimit kanë paralajmëruar për pasoja të rënda nëse Rusia njeh pavarësinë e rajoneve Luhansk dhe Donetsk.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se njohja e dy rajoneve separatiste në Ukrainë nga ana e Rusisë, përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar, integritetit territorial të Ukrainës dhe marrëveshjeve të Minskut, duke iu referuar marrëveshjeve për paqe që lidhen me lindjen e Ukrainës.

“Bashkimi Evropian dhe partnerët do të reagojnë me unitet dhe vendosmëri në solidaritet me Ukrainën”.

Ndërkohë që Putin ka qenë duke mbajtur fjalimin, kryeministri britanik, Boris Johnson, ka përsëritur se Rusia mund të presë “një paketë e sanksioneve”.

revista.one/