Këngëtarja Genta Ismajli prezanton për herë të parë binjakët në një fotosesion
February 23, 2022Këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli, është bërë nënë për herë të parë rreth një muaj më parë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, biznesmeni Huseyin Usta, kanë mirëpritur binjakët që i kanë pagëzuar me emrat, Ivy Blue dhe Icon.
Bukuroshja shqiptare shfaqet e mrekullueshme në setin fotografik, ndërsa mban në duar binjakët.
“22.02.2022. Këta janë fëmijët tanë, më perfekt se sa kishim imagjinuar. Ivy Icon”, ka shkruar ajo.
Genta përndryshe prej vitesh është zhvendosur mes Zvicrës dhe Turqisë, për shkak të angazhimeve të bashkëshortit të saj. revista.one/