Fifi largohet nga studio, debate të ashpra mes ish-banorëve të BB VIP
February 25, 2022Në Post Big Brother VIP po flitej për momentin kur Fifit i ra të fikët në shtëpinë më të famshme në shtëpi dhe këngëtarja vendosi të largohej nga studio pasi nuk ndihej mirë emocionalisht.
Kjo ka nxitur debate të ashpra mes Monikës me Einxhelin dhe Arditin.
Einxhel: Pse i ndani disa të njerkës, disa të nënës?
Semi: Realisht nuk i përjetoj mirë.
Monika: As unë nuk i përjetoj mirë. Mos të harrojmë që jemi njerëz. Kë do ushqejmë të tjerët me këto gjëra?
Arditi: Unë jam ndjerë keq nga këto situatat në shtëpi. Këto kanë ndodhur Monika, për këto do flasim, apo të ikim në shtëpi.
Einxhel: Tani jemi çnjerëzor neve thua Monika?
Monika: Kush e ka përjetuar të kishte trokitur tek vëllai i madh dhe të kishit thënë keni bërë një test psikologjik, pse na fusni këta njerëz dhe atëherë nuk na penalizohet loja. Në radhë të parë të jemi njerëz.
Einxhel: Nuk ka lidhje psikologjike, po emocionale. Çfarë janë këto interpretime? Po thua që Fifi ka probleme psikologjike?
Monika: Tek kjo pikë nuk pranoj asgjë.