“Nuk mendoja kurrë që do ta përjetoja këtë”, mesazhi i Beatrix pas ndarjes
February 28, 2022Ish-banorja e big Brother VIP Beatrix Ramosaj ka bërë një shkrim dedikuar ndjekësve dhe fansave të saj. “Dashuria dhe mbështetja që kam marrë nga fansat e mi është më shumë se çfarë mund ta kisha imagjinuar ndonjëherë. Jam me lot në sy duke e ditur që njerëzit brengosen. Nuk mendoja kurrë që do ta përjetoja këtë. Ju jeni njerëzit e mi të preferuar dhe ju më bëni të lumtur çdo ditë, e fakti që unë mund t’i bëjë të tjerët të lumtur më bën dhe mua të ndihem mirë. Ju dua vërtet shumë me gjithçka që kam, përgjithmonë”, ka shkruar Beatrix.
Këngëtarja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj muajve të fundit ka qenë mjaft e komentuar dhe kjo edhe për shkak të romancës ne Donald Veshaj.
Beatrix dhe Donaldi u lidhën gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, por menjëherë pas finales dyshja u tha i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.
Këtë gjë ata e kanë konfirmuar edhe pas heqjes së njëri-tjetrit në Instagram, madje nuk u panë më bashkë që pas përfundimit të BB VIP.
Ndërkaq, theksojmë që këngëtarja publikoi këngën “Faj” menjëherë pas daljes nga Big Brother VIP, të cilën ia dedikoi Donaldit. revista.one/