Shpëtojeni Semyon/ Fansi i Harry Potter lufton me vdekjen, pa e ditur se motra dhe prindërit janë vrarë

Shpëtojeni Semyon/ Fansi i Harry Potter lufton me vdekjen, pa e ditur se motra dhe prindërit janë vrarë

March 1, 2022 0

Vëllai i Polinës, i dashuruar me Harry Potter është duke luftuar për jetën, motra 10 vjeçe dhe prindërit u qëlluan për vdekje nga rusët. Ai nuk e di se motra dhe prindërit e tij janë qëlluar për vdekje nga rusët.

Dhjetëvjeçari Semyon, i cili është një fans i çmendur i Harry Potter-it, mbetet në gjendje kritike në spital pasi u plagos kur diversantët rusë shënjestruan makinën e familjes së tij.

Djali i cili aktualisht ndodhet në spitalin e fëmijëve në Okhmatdyt nuk e di për motrën e tij Polina dhe prindërit e tyre Anton Kudrin, dhe Svetlana Zapadynskaya që u vranë në sulmin horror në Kiev.

Një foto zemërthyese që ka fiksuar pasojat e dhimbshme të pushtimit rus tregon Semyon të shtrirë në një shtrat spitali me një ventilator. Një i afërm i pikëlluar shihet i ulur pranë shtratit duke mbajtur djalin për dore.

Gjashtëmbëdhjetë fëmijë kanë vdekur deri më tani në luftën brutale, tha ministri i Shëndetësisë i Ukrainës Viktor Lyashko për kanalin TV Rada të dielën, por numri pritet të rritet sot.

Midis tyre, një vajzë gjashtëvjeçare e veshur me pizhame, e cila vdiq pas një sulmi ajror në Mariupol.

Pavarësisht përpjekjeve heroike të ekipit mjekësor, vogëlushja nuk mundi të shpëtohej.

Nëna e saj e pikëlluar u fotografua duke qarë teksa priste jashtë ambulancës, ndërsa ekipi mjekësor u përpoq me të gjitha forcat ta shpëtonte.

Vdekja e saj bëri që një mjek i zemëruar t’u thoshte gazetarëve që ishin të pranishëm: “Tregojini këtë Putinit”. (Sipas The Sun)

revista.one/