Ami mbush sot 40 vjeç, Ermali i bën urimin dhe surprizën e veçantë

Ami mbush sot 40 vjeç, Ermali i bën urimin dhe surprizën e veçantë

March 5, 2022 0

Amarda (Ami) Toska po feston sot ditëlindjen e 40-të. Në këtë ditë të veçantë për të nuk ka munguar një befasi dhe urim romantik nga Ermali, i cili këtë e ka bërë edhe përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

“Qofsh e lumtur gjithmonë dashuria im”, ishte urimi i Ermalit të cilin e shoqëroi me një fotografi të bashkëshortes së tij.

Ndërkohë, Ami postoi disa imazhe në të cilat ka treguar dhuratën që mori nga partneri i saj, që janë disa pemë me trëndafila të kuq.

“Çdo gjë që bën për mua është më shumë se normalja…Si këto pemë me trëndafila sot”, ka shkruar Amin në mbishkrimin e imazheve ku shihet përkrah Ermalit.

Kujtojmë që Ermali dhe Ami janë të martuar prej vitesh, dhe janë prindër të dy fëmijë, djalin Joeli dhe vajzën Sia.

revista.one/