Aurela Hoxha krijon markën e saj të të brendshmeve, e prezanton në Paris
March 10, 2022Aurela Hoxha prej kohësh është zhvendosur në Barcelonë.Ajo përveç familjes ka nisur edhe biznesin e saj.
Modelja shqiptare ka krijuar markën e saj të të brendshmeve, të cilat i ka prezantuar në Javën e Modës në Paris.
“Më 7 mars ishte debutimi im i parë me Aurela Hoxha Brand në Javën e Modës në Paris”, nisi shkrimin ajo.
“Shumë e lumtur dhe mirënjohëse për të gjithë ata që bënë kaq shumë punë dhe përpjekje për të realizuar këtë magji”, vazhdoi më tej Aurela.
Java e modës në Paris ka nisur më 28 shkurt dhe mbaroi ditën e djeshme (8 mars).
Ngjarja ishte e mbushur me momente prekëse, që nga sfilata e Louis Vuitton me dizajnet e të ndjerit Virgil Abloh, deri te dalja e parë ndërkombëtare e Julia Fox dhe Kanye West si çift. revista.one/