Meliku flet i zhgënjyer pas largimit nga PërPuthen: Laureta…
March 16, 2022Meliku u largua nga PërPuthen pas përballjes së tij me Lauretën. Ata patën disa takime, deri në një moment kur gjërat nuk po shkonin si duhej dhe të dy vendosën të flasin në një takim 4-minutësh.
Gjatë bisedës u vu re një situatë jo fort e këndshme mes të dyve. Skena xhelozie dhe keqkuptimet mes konkurentëve e detyruan Melikun të linte takimin 4 minutësh dhe jo vetëm. Ai iku nga emisioni për të treguar më pas se mendonte që Laureta po e përdorte për të pastruar imazhin e saj.
Laureta është përfolur për të kaluarën e saj rreth 4 vite më parë, ku ra në prangat e policisë kosovare pasi u kap me tre persona që akuzoheshin për vrasje të kryera jashtë vendit.
“U zhgënjeva! Ndonjëherë kur i mendon njerëzit si vetja dhe jep nga vetja e nuk e merr është pak zhgënjim. Ajo filloi të më imitonte në prapaskenë kur unë nuk isha në puntata kur mungova dhe më pas kur e pashë me afrimitetin me çunat në backstage. Me mua fliste tjetër gjë, ndërsa me çunat bënte të tjera veprime dhe kjo ishte e gjitha. Nuk më kanë pëlqyer reagimet e saj, komunikimi gjatë gjithë kohës, ku unë edhe pse e dhashë deklaratën ajo kërkonte diçka tjetër, jo të njihte Melikun, por të rregullonte personazhin dhe personalitetin e saj me të kaluarën,” – u shpreh ai në DNight.
Ndërkohë, vetë Laureta nuk ka reaguar. Në takimin e saj të parë në emision me Bledin konkurrentja është shprehur se kërkon një mundësi të dytë dhe dëshiron dikë pranë vetes.