Puthje dhe parashutë, takimi romantik i Erjonit me Mikelën që shkaktoi debate në Për’puthen

Puthje dhe parashutë, takimi romantik i Erjonit me Mikelën që shkaktoi debate në Për’puthen

March 17, 2022 0

Sot Mikela ka pasur takimin e parë me Erionin, pasi u deklaruan për njëri-tjetrin në studion e “Për’puthen”.

Në një takim romantik buzë detit, Erioni i dhuroi Mikelës një shëtitje me parashutë. Më pas, teksa shijonin drekën, çifti shkëmbeu një puthje pasionante.

Debati

Mikela u përfshi sot në “Për’puthen” në një debat me shumicën e konkurrentëve, të cilët i akuzoi se nuk e duan të jetë në studio.

Mikela: Unë kurrë nuk kam thënë mbylle gojën… hë të erdhi radha… po del në televizor. Më duket e tepruar të thonë mbylle gojën ti, qepe ti.

Rrushja: Ti më ke thënë mbylle gojën

Mikela: Më ke thënë nuk kam asgjë për të thënë, atëherë të kam thënë mbylle gojën. I bezdis prezenca ime, flasin nën zë, shtrembërojnë fytyrën…

Bruno: Po ti e sheh veten, si i bën reagimet, si shtrembëron fytyrën

Mikela: Ia kam lënë momentit

Ada: Ti flet këtu, shan dhe jashtë të më thuash shpirti zemra

Mikela: Unë nuk kam sharë, këtu e kanë bërë me mua që të gjithë.