Pas largimit nga Për’puthen, Arjan Konomi flet për një emision tjetër të Top Channel

Pas largimit nga Për’puthen, Arjan Konomi flet për një emision tjetër të Top Channel

March 17, 2022 0

Ditën e sotme, të gjithëve na ka bërë përshtypje një postim i Arjan Konomit, i cili kujton me nostalgji emisionin e Alban Dudushit, i cili prej disa kohësh nuk transmetohet më në “Top Channel”.

Mirëpo, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë pikërisht mbishkrimi i postimit.

“Para disa vitesh në Top Show Magazine!! Mungon sot një format i tillë si i Alban Dudushit që të shlodhte dhe të kenaqte në mbrëmje!!! @albandudushi. Nëntor 2017”– ka shkruar ai krahas videos.

Duket sikur opinionisti ka vendosur të thumbojë programin “Për’puthen”, duke iu referuar debateve dhe konflikteve të shumta që janë krijuar herë pas here.

Sherri që ndodhi mes Mikelës dhe Arjan Konomit ka bërë që ky i fundit të pezullohet nga programi i dashurisë “Për’puthen”.

Konkurrentja i solli në kujtesë disa fjalë që opinionisti kishte thënë për Efin në fillimet e saj, se Efi mund të bëjë për vete edhe një homoseksual, ndërsa puntatën e kaluar e quajti “dështimin” e “Për’puthen”.

Për këto fjalë, Konomi nisi të ofendojë Mikelën me fjalë të rënda duke e quajtur “femra e club-eve të natës”, ndërsa në sherr u përfshi edhe Erioni.

revista.one/