“Gratë janë përdhunuar për orë të tëra dhe janë vrarë”, zv.kryeministrja ukrainase: Rusia po bën gjenocid

“Gratë janë përdhunuar për orë të tëra dhe janë vrarë”, zv.kryeministrja ukrainase: Rusia po bën gjenocid

March 20, 2022 0

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës akuzoi Rusinë për kryerjen e akteve të “gjenocidit” gjatë pushtimit të vendit të saj.

Duke folur në programin Sophy Ridge të Sky Neës, Olha Stefanishyna tha se aktet e gjenocidit janë kryer nga regjimi rus dhe tha se presidenti Vladimir Putin dhe udhëheqësit në Kremlin “janë kriminelë lufte”.

Stefanishyna tha se numri i “viktimave civile” të vrarë dhe të plagosur gjatë pushtimit rus ka qenë “shumë më i madh se forcat e armatosura të Ukrainës.

Ajo pretendon se gratë janë përdhunuar për orë të tëra dhe më pas janë vrarë nga ushtarët rusë.

Mes të tjerash zyrtarja u zotua se “Ukraina do të rezistojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

revista.one/