Ka lindur femër, do të bëhet mashkull/ Rrëfimi i Davidit: I mbylla komentet në Tik Tok, më thonin se do më varnin në mes të Tiranës

 Ka lindur femër, do të bëhet mashkull/ Rrëfimi i Davidit: I mbylla komentet në Tik Tok, më thonin se do më varnin në mes të Tiranës

March 23, 2022 0

David, 29 vjeç ishte i ftuar në “Goca dhe Gra” ku rrëfeu se po punon që të rikthejë identitetin e tij pasi ka lindur femër, por ndihet mashkull. Për këtë ka bërë ndërhyrje për të hequr gjoksin dhe së shpejti do të nisë aplikimin e testosteronit.

Në rrëfimin e tij, u shpreh se doli haptas në Tik Tok por vendosi t’i bllokojë komentet në rrjete sociale sepse i shkruanin se do ta varnin në mes të Tiranës, gjë që ndikoi në gjendjen e tij psikologjike.

David: Unë jam i pari trans-burrë i hapur publikisht. Konfuziteti më i madh ka qenë për mjekrën. Duke qenë se dua të kthehem krejtësisht djalë, kam hapur edhe gofundme. Që kur kam dalë haptasi, jam i lumtur me jetën time.

Një transgjinor e kupton që herët fare. Unë e kam ditur që fëmijë. Një pjesë e transave gra e kuptojnë me makeup, ndërsa për burra, edhe unë e kam pasur vështirësi të njoh të tjerë trans burra në Shqipëri. Prej një viti kam dalë haptas përmes TikTok, por ideja është që ti e di. Ka të tjerë që dalin haptas edhe 70 vjec.

Unë kam pas luajtur gjithmonë futboll. Rrobat janë shumë e rëndësishme. Unë nuk e kam nisur ende testosteronin. Mjekrën e kam gjenetike. Komentet i kam mbyllur në TikTok se merrja komente si do më varnin, vrisnin në mes të Tiranës.

Kam hequr gjoksin, unë e kam bërë me Turqi.