Situata del jashtë kontrollit në Për’puthen, Arjani debaton ashpër me vajzat
March 24, 2022Në puntatën e ditës së sotme në “Për’puthen”, situata nuk ka qenë shumë e qetë në studio.
Opinionisti Arjan Konomi debatoi ashpër me Efin, Mikelën dhe Samiun.
Ai i ‘akuzoi’ konkurrentët se janë takuar jashtë emisionit dhe nuk kanë lënë asgjë pa bërë.
“Flasin këto për fshehtësi, Efi dhe Mikela, që nuk kanë lë gjë pa bërë. Jeni takuar, keni vajtur nëpër shtëpia e nëpër festa e nëpër darka e keni pirë kafe me të gjithë. Efi me Samiun e me të tjerë. Edhe nëpër lagje dhe ta dokumentoj unë. Se hidheni për fshehtësi, cfarë fshehtësi, fshehtësi ndjenjash”- tha Arjani i revoltuar.
Por të gjitha këto fjalë të Arjanit, Efi dhe Samiu i mohuan.
Dyshja nisi të debatonte ashpër më Arjanin dhe nuk pranuan asnjë nga akuzat e opinionistit.