Donaldi dhe Bora takohen me njëri-tjetrin? Moderatorja reagon për fotot tek Kodra e Diellit
March 25, 2022Burime për “Kryefjala.com” kanë zbuluar se Donaldi dhe Bora janë takuar!
Bora së fundmi ka blerë një apartament në “Kompleksin Eleonorë”, afër Kodrës së Diellit, e pasditen e sotme poshtë ballkonit të saj është parkuar makina tip “Benz” në ngjyrë blu, e cila është e Donaldit.
Ata kanë zgjedhur të takohen në shtëpinë e Borës, ndonëse nuk është e sigurt nëse ky është takimi i tyre i parë.
Pavarësisht si shkoi historia e tyre duket se ata ende po gjejnë një mënyrë për të parë njëri-tjetrin.
Por disa muaj më pas ai tha se aty kishte hyrë vetëm, referuar gjithë konflikteve që kishte jashtë me moderatoren.
Donaldi më pas u përfshi në një histori dashurie me këngëtaren Beatrix Ramosajn brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Reagimi i Borës
Në disa foto që Bora ka postuar sot në Instagram, paraqitet shumë thjesht dhe duket se është në një studio televizive.
Fotot vinë pasi që në media filloi të qarkullojë një lajm se Donaldi e ka vizituar Borën në apartamentin e saj, por si duket kështu nuk mendon Bora.
“Pluhur ka, po s’ka profesionist”, ka shkruar Bora, duke lënë të kuptohet se “pluhuri është ngritur” për lajmin, por që në njëfarë mënyre ajo e mohon. revista.one/