Atentati në Autostradë/ Pse e ekzekutuan Iljaz Çalin? Dyshimet: Nga konfliktet për biznesin e kromit tek kanabisi
April 4, 2022Ky është 37 vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmjen e 3 prillit 2022 në autostradën Tiranë – Durrës.
Ai po lëvizte me një Land Rover të marrë me qira kur persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar drejt tij me breshëri kallashnikovi nga një makinë tjetër në lëvizje për një distancë prej 50 metrash.
Trupi i pajetë i të riut është gjetur në mes të rrugës dhe paraprakisht, policia ka dyshuar se ai kishte pësuar aksident. Ishin shenjat e plumbave që janë evidentuar në mjetin “Land Rover” të viktimës dhe gëzhojat e shpërndara në tokë ato që kanë shtuar dyshimet e policisë se ndaj 37-vjeçarit ishte bërë atentat.
Në xhamin e parë të makinës me të cilën ai po udhëtonte janë gjetur 4 plumbave, ndërkohë ka edhe shumë të tjera në pjesën e djathtë.
Policia ka ngritur pika kontrolli në Lezhë, Shkodër e Tiranë por deri tani nuk ka ndonjë të ndaluar.
Gjithashtu policia gjatë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme ka shoqëruar dhjetëra persona, por pa pasur prova konkrete për identifikimin e autorëve.
Deri në këtë fazë të hetimit, çështja vijon të mbetet e mjegullt ndërsa pa autor ka mbetur edhe ngjarja e ndodhur 8 vite më parë kur u ekzekutua shoku i ngushtë viktimës se sotme, Gjin Nika.
Policia është rikthyer sërish sot në vendin e ngjarjes për të gjetur ndonjë provë që mund të ndihmojë në zbardhjen e atentatit të ndodhur përballë DHL-së.
Një nga pistat e hetimit është dhe konfliktet e lindura nga tregtia e Kromit në Bulqizë.
Viktima ka qene shok i ngushtë i Gjin Nikës, i ekzekutuar në 5 prill 2014 në Fushë-Krujë, si pasoje e luftës së përgjakshme të Kromit.
Iljaz Çali ishte besimtar madje për shkak të besimit që përfaqësonte në shtëpine e tij në zonën e Rinasit kishte ndërtuar dhe një Xhami të vogël.
Vrasja e Iljaz Çalit sipas policisë së Tiranës lidhet vetëm me vijueshmërinë e atentateve të njëpasnjëshme në luftën për kapjen e galerive të kromit në zonën e Bulqizës.
Biznesmeni Çali prej janarit 2011 disponon 50 % të aksioneve në kompani Çali-Metal.
Kompania ushtron aktivitet nga një zyrë në fshatin Nikël të Fushë-Krujës, dhe 50 për qind te aksioneve i zotëron i vëllai Zeqir Çali.
Një histori tjetër e lidh Calin me kultivimin e kanabisit. Mësohet se në 2016, kur policia po ushtronte kontrolle në banesat pranë Rinasit, për paratë e vjedhura në aeroport, ka gjetur qindra rrënjë kanabis, që dyshoheshin se ishin në pronësi të tij.
Asokohe u arrestua nëna e viktimës, Xhemile Cali, ndërsa Iliazi u shpall në kërkim dhe u arrestua pak më vonë. revista.one/