Foto/ Puthi Vuçiçin, motra e Emina Çunmulajt sqarohet: Ja pse bëra!
April 11, 2022Motra e Emina Çunmulaj kërkon falje pasi puthi posterin e Vuçiqit.
Ajo ka reaguar pas kritikave duke dhënë shpjegimin e saj.
Përmes një shkrimi të gjatë në Instagram, ajo i ka kërkuar falje shqiptarëve por veprimin e ka ndërlidhur me “sarkazmë”.
Në një fotografi të publikuar në rrjetin social “Instagram” të Pepi Çunmulajt, ajo shihet duke puthur posterin e Presidentit serb nën mbishkrimin: “E ardhmja është e ndritur” duke e aluduar të ardhmen e shtetit serb nën drejtimin e tij.
Pepi jeton prej kohësh në Beograd, ku është e angazhuar në firmën e saj të konsulencave biznesore.
Përfshirja e drejtpërdrejtë e Vuciq në gjenocidin ndaj popullatës civile në Kosovë, mohimi në mënyrë të turpshme ndaj krimeve serbe në Kosovë, mungesa e empatisë dhe kërkimfaljes, qasja e tij autoritare, destruktive edhe sot duket të mos jenë problem për bashkëkombësen tonë, Pepin. revista.one/