“Sy bukura ime do takohemi shpejt në botën tjetër”/ 24-vjeçarja humbi jetën në aksident, i fejuari bën dedikim prekës
April 15, 2022Vdekja e një 24-vjeçareje nga Kavaja në Itali, pas një aksidenti me makinë ka lënduar famijarët e saj, ndër to dhe i fejuari i saj i cili e ka kujtuar në rrjetet sociale.
I fejuari ka bërë disa dedikime prekëse për Dianën, të cilën e konsideronte dashurinë më të madhe të jetës së tij, teksa ka shpërndarë disa foto të dyshes.
“Nuk di nga t’ia filloj, si më ike kështu o drita e syve të mi, o koala ime e çmuar. Më ke copëtuar gjithë zemrën, pa ty s’kam jetë. Qofsh e Xhenetit sy bukura ime dhe do takohemi shumë shpejt do t’i fillojmë në botën tjetër ëndrrat që lamë përgjysmë. Do jesh gjithmonë në zemrën time, dashuria ime!”.-shkruan ai.
Hëna në sfond dhe ata të dy pranë njëri-tjetrit përqafuar. Kështu e kujton i fejuari Daianën dhe shkruan:
“Kështu si shihnim hënën dhe flisnim për çdo gjë shpirt, kështu do të shohim dhe detin nga lart dhe do flasim prapë bashkë jetë”.
Pikërisht kjo është dhe foto e fundit e publikuar prej tij.
“Këtë bluzë me shkrimin engjëll e pëlqeje shumë, ja u bërë engjëlli im tani. Zoti të mori pranë vetes. Tani po e vesh unë Inshalla na bashkon kjo bluzë”, shkruan i riu.
Diana Galicaj humbi jetën dje në një aksident të rëndë në Castelmassa të Italisë.
Sipas mediave italiane, Diana Galicaj ka humbur jetën si pasojë e përplasjes. 24-vjeçarja shqiptare, e cila prej pak kohësh ishte transferuar në zonë po udhëtonte me makinën e saj Volkswagen Lupo ku u përplas me murin e një shtëpie.
Karabinierët po rindërtojnë dinamikën e aksidentit ndërkohë zjarrfikësit që kishin mbërritur nga Castelmassa, e kanë ngritur automjetin Volkswagen Lupo, duke arritur të nxjerrin trupin e 24-vjeçares, e cila u shtyp pjesërisht nga makina. Fatkeqësisht, pavarësisht ndërhyrjes ajo nuk mundi të mbijetojë.
revista.one/