Florjan Binaj merr drejtimin e emisionit më të ri investigativ
April 18, 2022Pas largimit të tij nga Portokallia, është aluduar se në cilin televizion do të jetë komediani Florjan Binaj. Si duket ai e ka bërë zgjedhjen e tij dhe do të jetë moderator te “Piranjat”, së bashku me Arilena Aren.
Emisioni “Piranjat” e ABC pritet të futen në aksion, pasi gjithçka duket se është gati.
Vetë televizioni ABC ka bërë publike se drejtues do të jenë Florian Binaj dhe Arilena Ara, për të cilën ishte përfolur edhe më përpara.
“Piranjat” pritet të frikësojnë çdokënd që ka ngjyer sadopak gishtin me paratë publike duke u bërë zëri kryesor në ekran i problematikave të shoqërisë, ndërsa nuk do të mungojnë situatat gazmore, njerëzit e kapur “mat” dhe investigimet në thellësi, sepse në fund të fundit, asgjë nuk mund të rrijë e fshehtë përgjithmonë.
Emisioni investigativ “Piranjat” do të transmetohet në orën 21:00 dhe në vijim, në ekranin e ABC në Shqipëri dhe T7 në Kosovë.
“Piranjat është programi televiziv ku çdo gjë mund të ndodhë dhe askush nuk është i sigurt”, thuhet në njoftimin e vetë televizionit.