Efi dhe Mevlani përplasen në Për’puthen, pas “pëlqimit të fortë” të shprehur nga konkurrenti

Efi dhe Mevlani përplasen në Për’puthen, pas “pëlqimit të fortë” të shprehur nga konkurrenti

April 18, 2022 0

Në puntatën e sotme u transmetua takimi i Mevlanit dhe Efit, i cili dukej se kishte shkuar shumë mirë, madje ka pasur edhe provokime të shumta nga ana e konkurrentes në takim. Por në studio dyshja kanë pasur një debat të fortë që u mbyll me deklaratën e Efit.

Shkak i debatit u bë deklarata e Mevlani, i cili shprehu fillimisht se ka një pëlqim të fortë për Efin. Ai tha se ndjen pëlqim për të por jo aq të madh, ndërsa Efi u nervozua shumë duke bërë një deklaratë të papritur.

DEBATI:

Efi: Puna është se çfarë do bësh ti, dhe unë shof veprimet e tua se çfarë bën ti kundrejt meje. Jo takimet që kam pasur unë.

Mevlani: Edhe ti mos shif asgjë pra çfarë do pra?

Efi: More ti po thua që ke pëlqim shumë të madh për mua.

Mevlani: Kush ta tha këtë?

Efi: Okej Mevlan. Me këtë që bën zyrtarisht ti me mua nuk del më! Kaq, nuk kam nerva unë më të merrem me Mevlanin. Një herë thotë kam qejf, një herë thotë s’kam qejf, një herë më pëlqen, nëj herë s’më pëlqen. I shkon muhabeteve rreth e rrotull. Tani që po ta bëj përsëri po bën të njejtën gjë që ke bërë deri tani. Po rri po të duroj kaq kohë. E durova një here, e durova dy here, tre here. E ka bërë gjatë gjithë kohës.