“Më lër të flas”, Donaldi dhe Romeo zbulojnë datën se kur do të nisë emisioni i tyre
April 18, 2022Emisioni i shumëpërfolur ende pa nisur, “Më lër të flas”, nën moderimin e Donald Veshajt dhe Romeo Veshajt është tashmë shumë pranë nisjes.
Emisioni do të transmetohet për herë të parë më 29 prill, në orën 21:00 në ekranin e Top Channel, për të vijuar çdo të premte.
Lajmin e ka bëri të ditur Donaldi, përmes një spoti të publikuar në Instagram, ku jepet një shije për natyrën e programit!
“Mos më bëni të flas”, ka shkruar aktori krahas videos.
Kujtojmë se, kur ishte në shtëpinë e famshme atij iu ofrua emisioni Prime-time me Romeon, në Top Channel, që do mbante titullin “Më lër të flas”. Pas finales ata fshinë nga rrjetet sociale promon e emisionit teksa u tha se ka pasur përplasje mes tyre dhe produksionit. Dy vëllezërit Veshaj nuk bënë asnjë reagim atë periudhë.
Mirëpo i zënë kurth nga emisioni “Ndryshe” në Top Albania Radio, Donaldi zbuloi se shumë shpejt vjen programi që do të fillojë transmetimin në Top Channel.
Kështu ai ka konfirmuar se emisioni i tyre nuk është pezulluar dhe do vijë shumë shpejt në ekran. Sipas afterparty Donaldi dhe Romeo kanë qenë këto ditë në televizion, ku janë takuar me pronarët e gjithashtu kanë vëzhguar punimet e studios. revista.one/