“Rrushja më ka larguar”, ja si përgjigjet Kristos konkurrentja e Për’puthen

“Rrushja më ka larguar”, ja si përgjigjet Kristos konkurrentja e Për’puthen

April 22, 2022 0

Takimi i Rrushes me Kriston ishte një takimi i cili solli shumë diskutime në studion e Për’puthen.

Takimet e Rrushes me disa nga djemtë sollën sqarime, të cilat kanë ndikuar në marrëdhënien e saj me Kriston.

Rrushja nuk ndihet mirë pasi Kristo është shumë i distancuar dhe krijon hapësira që djemtë e  tjerë t’i afrohen.

Ajo mendon se xhelozia e Kristos  është një nga gjërat që i frikësohet më shumë.

“Kam frikë nga Kristo sepse xhelozon. Momenti kur vjen Astriti largohesh. Kriso heq dorë direkt dhe tërhiqet”, u shpreh Rrushja.

Kristo nuk nguroi të japë mendimin e tij në lidhje me deklaratat e Rrushes, duke theksuar se ka qenë rrushja ajo që e ka larguar.

“Interesi nuk i ka munguar në asnjë moment Rrushes.  Rrushja më ka larguar vetë”, tha Kristo.