Ava Max merr vëmendje me veshjen shumëngjyrëshe
March 30, 2021Këngëtarja me origjinë shqiptare Ava Max ka ndarë disa fotografi atraktive të cilat ,siç bën të ditur, i ka realizuar në Kaliforni.
Krijuesja e hitit “Who Am I” duket me plot stil e veshur shumëngjyrëshe, me një çantë rozë këmishë të bardhë, triko po ashtu rozë e pantallona të gjera të përzier.
Pamjen e ka kompletuar me një grim më të lehtë e me një palë syze të zeza.
Ava këto ditë dha një intervistë ku ka treguar më shumë për historinë e familjes së saj, shpërnguljen nga Shqipëria në Francë, më pas në Amerikë.
/revista.one/