“Me Samiun do të jemi…”, Efi largohet përfundimisht nga Për’puthen
April 30, 2022Rrugëtimi i Efit në Për’puthen i erdhi fundi, pasi konkurrentja vendosi përfundimisht të mbyllë rrugëtimin e saj në program.
Efi hyri për të gjetur dashurinë e saj në program, por nuk ia doli pasi vendosi të largohej e vetme.
Nuk është vetëm Efi ajo që është larguar, pasi edhe Samiu tashmë i ka dhënë fund rrugëtimit të tij në Për’puthen.
Në lidhje me këtë vendim, Efi bëri një sqarim i cili përfaqësonte një vendim të përbashkët për tu larguar si miq shumë të mirë.
“Nuk arrita të dashuroja. Kishim vendosur të largoheshin bashkë, por si dy miq”, tha Efi.
Ajo u shpreh se nuk mund t’i ofronte diçka më tepër Samiut, prandaj vendosen të largoheshin.
“Me Samiun do të jemi miq shumë të mirë, por jetës nuk i dihet”, shtoi më tej Efi.
Konkurrentja e konsideroi këtë rrugëtim në Përputhen si një eksperiencë shumë të bukur e cila e ka bërë më të fortë.