“Shoku im më i mirë i jetës”, Semi Jaupaj shfaqet krah Bojken Lakos për herë të parë pas ndarjes

“Shoku im më i mirë i jetës”, Semi Jaupaj shfaqet krah Bojken Lakos për herë të parë pas ndarjes

May 2, 2022 0

Pas ndarjes, këngëtarja Semi Jaupaj dhe Bojken Lako kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin dhe këtë e ka pohuar vetë artistja në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Që pas ndarjes nga artisti, Semi nuk ka bërë asnjëherë asnjë postim në rrjetet sociale krah tij, megjithatë këngëtarja shpesh ka shprehur edhe kur ishte në Big Brother se ajo dhe Bojken Lako ruajnë një marrëdhënie të mirë shoqërore.

Këtë gjë e ka konfirmuar përsëri vetë Semi, e cila ka postuar në Instastory një video, ku shihet se është nën shoqërinë e ish-partnerit të saj, Bojken Lakos.

“Shoku im më i mirë i jetës”– shkruan Semi krahas videos.

Romanca mes ish-çiftit nisi në vitin 2011, vetëm tre muaj pas ndarjes së kantautorit nga ish-bashkëshortja e tij, Olesia. Kur nisën të dilnin bashkë, Semi ishte vetëm 19 vjeç, ndërsa Bojkeni 36 vjeç. Të dy ishin të apasionuar pas rokut dhe kanë punuar bashkë për një periudhë të caktuar kohore kur Semi ishte vokalistja e grupit “Bojken Lako dhe Brezat”.

revista.one/