Bruno i Për’puthen: Me Efin nuk flas, Ana nuk donte të kisha marrëdhënie me të

Bruno i Për’puthen: Me Efin nuk flas, Ana nuk donte të kisha marrëdhënie me të

May 5, 2022 0

Bruno Shemsho ishte i ftuar në “Natën me Aulonën”, aty ku foli pa dorashka për jetën e tij pas daljes nga PërPuthen dhe marrëdhënien me Anën.

Që nga promoja e emisionit zbuluam skepticizmin e tij sa i takon partneres së tij aktuale, duke qenë se kohët e fundit ka pasur probleme.

Bruno zbuloi gjithashtu se me Efin, konkurrenten me të cilën për pak finalizoi një marrëdhënie nuk ruan më asnjë kontakt. Sipas tij mënyra e komunikimit nga të dyja palët është e papranueshme nga vetë Bruno dhe vetë Efi.

Ai sqaroi se Ana e ka problem komunikimin e tij me konkurrenten dhe për këtë arsye ka zgjedhur që të mos ruajë asnjë lloj raporti me të.

“Unë në këtë rast i respektoj fjalën Anës dhe jam munduar t’i step pak marrëdhëniet aq të afërta,” – tregoi Bruno.