Çift apo u ndanë? Alesja dhe Neritani dalin përfundimisht nga Për’puthen
May 12, 2022Në këtë puntatë të Për’puthen, ata që do të largohen janë Alesja dhe Neritani. Të dy kanë bërë shumë takime duke vijuar njohjen e tyre në program. Alesja duhet të jepte vendimin përfundimtar, për të dalë vetëm ose çift nga programi.
Ata vendosën që rrugëtimi i tyre të vazhdojë edhe jashtë programit për tu njohur më shumë, por nga programi nuk do të dalin si çift.
Alesja u shpreh se koha në program për të njohur njëri-tjetrin ka qenë shumë e shkurtër, ndërsa do të vijojnë të takohen, por pa parishikuar se çfarë do të ndodhë.
Alesja: Erdhe në momentin e duhur erdhe në momentin më të vështirë. Më ke qëndruar pranë më ke këshilluar më ke mbështetur dhe më ke bërë të ndihem mirë. Je përpjekur që unë tia dilja mbanë. Takimet tona jam ndjerë shumë mirë më ke bërë të ndihem e veçantë. Të falenderoj për gjithçka
Neritani: Kam dashur shumë të qëndrosh në periudhën që ti doje të largoheshe dhe jam munduar të ta mbush mendjen të qëndrosh në program.Nuk jam përpjekur të fitoj zemrën tënde por të të dhuroj qetësinë. Kam dashur të të mbështes dhe të të bëj të ndihesh më e lumtur
Alesja: Dalim dhe njihemi jashtë programit. Nëse është diçka që do lindi le të ndodhë. Koha në program nuk ka mjaftuar për tu njohur