“Ti një ditë ke me u martu me mu…”/ Kënga e Semit/ Donaldi: Bora mund të na prishte këngën

“Ti një ditë ke me u martu me mu…”/ Kënga e Semit/ Donaldi: Bora mund të na prishte këngën

May 21, 2022 0

Donald Veshaj këtë puntatë të katërt të “Më lër të flas” solli versionin e tij të këngës “Mos u kthe” të Semi Jaupaj.

“Unë  e pashë si strategji, mund të na futej edhe Bora brenda dhe do të na prishte këngën. Ne kemi një marrëdhënie  fantastike me këtë vajzë”, tha Donaldi.

Nuk mund të lihej pa përmendur edhe  pjesa se në fillim të ditëve të Big Brother VIP, u komentua se ata mund të ishin çift në BBVIP. Ata e komentuan si një gjë shumë të shpifur.

Romeo: A të pëlqeu kënga?

Donald: E ndjeu një Shqipëri e tërë.

Romeo: Si është raporti mes jush?

Semi: Si është raporti mes nesh?

Romeo: Këtë e kam në shtëpi vetë unë e pyes vetë.

Semi: Mirë kam qenë unë. Unë i shkruajta, dëgjova që ishte shumë keq, po kalonte një periudhë të vështirë. U bëra cik merak, pavarësisht të gjithave, e kam xhan këtë njeri.

Donaldi: Pastaj nuk pushoi telefoni.

Miqësia e ngushtë mes Semit dhe Donaldit u kris kur artistët ishin pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe Donaldi la pas historinë me Bora Zemanin dhe nisi një romancë me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Donaldi e pyeti nëse u gëzuar që nuk e fitoi ai reality show-n dhe Semi nuk e kurseu përgjigjen e drejtpërdrejtë:

“Nuk manifestova shumë fituesin, por u gëzova shumë që nuk fitove ti. Mund ta kishte fituar dhe ai kameramani aty, vetëm ti jo”, tha ajo.

Pasi la shtëpinë e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj e zhgënjyer nga miku i saj Donald Veshaj që mbylli romancës me Bora Zemanin, publikoi këngën “Mos u kthe”.

Artistja i këndonte një historie dashurie që ka përfunduar dhe ajo nuk e kërkon më dhe sot, në “Më lër të flas”, ajo pranoi se këngë ka qenë një dedikim. E frymëzuar nga çfarë kishte parë dhe përjetuar gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ajo shkroi këtë këngë.

“Ylli Limani ishte një ndjekës i Big Brother VIP. Duke ditur dhe bëmat e tua, biseduam mes miqsh, dhe doli kjo kënga. Kështu që po, është dedikim”, tha Semi.

“Dedikim ë? O Zot, nuk e dija, qenka dedikim. Po këtë e di dhe bufi”, u përgjigj Donaldi.

“Unë aty brenda kur e dëgjova mendova se më duan të vdekur”, tha ai më tej.

“Jo, është keqkuptuar”, sqaroi këngëtarja.