“Jam bërë pishman!”, pendohet vjehrra që filmoi nusen të zhveshur, i afërmi i familjes: Të ishte vajza ime, e pushkatoja…
May 31, 2022Emisioni “Piranjat” në Abc ka trajtuar këtë të martë historinë e rëndë të Librazhdit ku vjehrri dhe vjehrra dhunojnë psikologjikisht nusen e tyre që e kapën duke iu tradhtuar djalin dhe më pas i bëjën publike videon.
“Piranja” Lediona Xheladinaj, ka shkuar në Togëz për të folur drejtpërdrejtë me autorët, ku ata duket se nuk janë më aq të fortë kur përballë kanë kamerën, përveç “Rambos” së fisit.
Vjehrri dhe Vjehrra e nuses ikin me vrap sapo shohin kamerën dhe nuk pranojnë të flasin, ndërsa i forti i fisit kërcënon dhe shan jo vetëm vajzën, por edhe gazetaren.
Madje shton se nëse një nga vajzat e tij do të kryente një akt të tillë ai do e vriste.
E pyetur vjehrra se si ndihet për atë që bëri, kur vetë ajo ka përballë tashmë një kamer, pas shumë insistimeve pranon se është bërë pishman për veprimin që bëri.
Gazetarja: U mblodhët si fis të mbronit nderin. Cilin nder?
Vjehrra: Ju lutem shumë mos më bini në qafë. Dilni jashtë njëherë, se ka dhe rregulla këtu.
Gazetarja: Burri juaj ka thënë jam k****, a flisni ju për moral?
Vjehrra: Të lutem shumë.
Gazetarja: Jeni mësuar me dhunë. E keni trajtuar vajzën si skllave.
Vjehrra: Nuk kam trajtuar asgjë.
(Ikin nga lokali)
Gazetarja: Si ndiheni kur ju vendosin kamerat përballë dhe ju filmojnë dhe ju pyesin, ashtu siç keni kryqëzuar dhe ju nusen tuaj? E keni filmuar dhe keni publikuar çdo pamje. Pse nuk i keni publikuar dhe pamjet e dhunës? E keni dhunuar nusen tuaj, si e mbroni nderin? A e dini se në çfarë gjendje është ajo vajzë?
Vjehrra: Është në shtëpi.
Gazetarja: A e dini që ka tentuar vetëvrasjen? Ju jeni nënë vetë, si është ndjerë nusja juaj kur e mbyllët në dhomë e keni dhunuar dhe e keni filmuar. Ndiheni keq.
(Vjehrra tenton t’i largohet gazetares me vrap)
Gazetarja: Flisni se ju tregoni që ishit sypatrembur në atë dhomë. Burri juaj është burracak përveçse k***. E dini që burri juaj është k****?
Vjehrra: Nuk është, është shumë i ndershëm.
Gazetarja: Çfarë i keni bërë vajzës në atë dhomë?
Vjehrra: Asgjë fare nuk i kam bërë. E gjeta ashtu dhe asgjë, i mora të atin, i mora të ëmën dhe i solla aty.
Gazetarja: Babai ka thënë që ju nuk e keni lajmëruar për asgjë. Si ndiheni tani?
Vjehrra: Jam shumë keq, më lër rehat se po më bie të fikët.
Gazetarja: Pse ndiheni keq?
Vjehrra: Ndihem se nuk më ra mirë kjo.
Gazetarja: A e dini që është fëmijë e dy prindërve. Si ndiheni tani që keni shkatërruar jetën e një vajze.
Vjehrra: Mos më prek me dorë.
Gazetarja: Si ndiheni që keni shkatërruar jetën e një vajze? Jeni turp, se jeni dhe nënë.
Vjehrra: Ajo të ketë turp.
Gazetarja: Ju i bëni video dhe thoni se ajo duhet të ketë turp. Me këto vepra penale ju rrezikoni 14 vite burg. Kërkojini falje asaj vajze.
Vjehrra: Jam bërë pishman, kaq.
Gazetarja: Nuk doni t’i kërkoni falje?
Njëri prej të afërmve, i cili nuk identifikohet, duket se nuk është penduar për dhunën që kanë ushtruar ndaj të resë.
I afërmi: Kam edhe unë vajza. Unë e pushkatoj i q* nënën mu në g**. E var aty grap.
Gazetarja: Ju duket i drejtë ai veprimi ju?
I afërmi: Çfarë veprimi? Me halet, me bu*et?
Gazetarja: Po ju çfarë jeni?
I afërmi: Po ik moj largohu andej.
Gazetarja: Kujdes me dorën.
I afërmi: Largohu.
Gazetarja: I keni shkatërruar jetën.
I afërmi: Ik moj me gjithë jetën. Mu në p*** të sëmës të shkojnë.
Gazetarja: Kush të shkojë?
I afërmi: Ajo.
Gazetarja: Çfarë ka bërë ajo?
I afërmi: Atë që ka bërë e di vetë ajo.
Gazetarja: Nëse ajo ka tradhëtuar, ka jetën e saj, nuk e falim tradhtinë por të shohë jetën e saj. Pse duhet ta mbyllni në dhomë ta filmoni dhe ta dhunoni.
I afërmi: Do ikësh tani do më lësh rehat. Ik mos të të shohë fare.
Gazetarja: Ju keni qenë tek dhoma? Keni qenë trimi i fisit për të mbajtur sehir. Se po bëhej një tradhti e madhe ndërkohë që kryefamiljari thotë unë jam ku***. Një baba nuk flet kështu karshi një femre.