Iu vra shoku/ Pak ditë pas tragjedisë, reperi Fero përjetëson Strellën në trup
June 1, 2022Reperi i njohur Fero nuk ka pritur shumë për ta përjetësuar në trupin e tij, Strellën, mikun e ndjerë.
Vetëm pak ditë pas tragjedisë që tronditi Kosovën, ai ka bërë tatuazh nofkën e tij.
“King Strella” është mbishkrimi që reperi do e ketë të përjetësuar në gjoksin e tij.
Tatuazhin Fero e ka ndarë me ndjekësit në Instagram në orët e hershme të mëngjesit.
Ndërkohë, Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Qëndrim Januzajt, i dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj.
I njëjti ndryshe këto ditë u raportua se është vëllai i reperit të njohur shqiptar, Betim Januzaj (Buta).
Sipas Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, Januzaj paraburgimin është duke e mbajtur në spital ku edhe po trajtohet.
Burimet konfirmojnë se Hyseni kishte lidhje me reperin Buta në një periudhë kohore por pas disa konfliktesh, rrugët e tyre u ndanë.
kohët e fundit u shoqërua me reperin tjetër kosovar, Fero i cili dihet se është në “luftë” me Butën.
Miqësia mes “Strellës” dhe Feros konfirmohet edhe nga postimi i fundit i artistit në Instagram.
revista.one/