Kokainë në mes të bananeve nga Ekuadori, emri i pronarit të arrestuar sot
April 1, 2021Selim Çekaj, administratori i kompanisë së bananeve “Ecoalmax”, është arrestuar sot nga Policia pasi gjatë një kontrolli në konteinerët që kishin mbërritur nga Ekuadori për llogari të kësaj fime, u gjetën 49 kg kokainë.
Selim Çekaj është babai i Arbër Çekajt, pronarit të kompanisë së bananeve “Arbri Garden” që u kap 3 vite më parë në Maminas me 613 kg kokainë. Kjo sasi e madhe droge ishte fshehur mes konteinerëve me banane. E njëjta skemë ëhstë ndjekur dhe këtë herë nga babai i tij, Selim Çekaj.
Kompania që në Shqipëri figuron si kompani banabesh, trafikonte drogë nga Ekuadori ku niseshin dhe ngarkesat me banane.
Kur konteinerët e kompanisë së bananve “Ecoalmax” që drejtohej nga Selim Çekaj kanë mbërritur në Portin e Durrësit, Policia ka kërkuar që ato të futen në skaner, sepse kishte informacione në rrugë operative se brenda tyre kishte drogë.
I pranishëm gjatë operacionit në Durrës ka qenë dhe vetë Selim Çekaj, i cili ka kërkuar që konteinerët të skanoheshin dhe nëse kishte ndonjë gjë të dyshimtë, të hapeshin. Një prej konteinerëve ka dalë me “pullë të kuqe në sistem”.
Menjëherë ai është hapur dhe në kolonat anësore të tij, janë gjetur të fshehura 49 kg drogë e dyshuar kokainë. Pasi Policia ka gjetur drogën, Selim Çekaj ka kërkuar që të gjendej autori pasi ai kishte porositur vetëm bananet nga Ekuadori, jo drogën.
Fjalët e Çekajt nuk i kanë mjaftuar Policisë, e cila e ka arrestuar atë në kushtet e flagrancës. “Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikeve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi Selim Çekaj, banues në Sauk, Tiranë”, njofton Policia.
“Ecoalmax” në pronësi të Selim Çekaj, babai i Arbër Çekaj, është hapur më datë 21 mars 2018 (21/03/2018) vetëm 20 ditë pasi u kap në Durrës një sasi prej 613 kg kokainë, e fshehur mes konteinerëve me banane të kompanisë së “Arbri Garden”, në pronësi të djalit të arrestuar.
Në 28 shkurt 2018, pas një operacioni të zgjeruar mes disa agjencive ligjzbatuese i quajtur “Last Snoë”, duke nisur nga FBI, Guardia di Finanza dhe policia shqiptare, u bë e mundur sekuestrimi I 613 kilogramëve kokainë në një kontenier bananesh që do të shkarkohej në Maminas.
Arbër Cekaj, pas këtij operacioni, u arratis nga Shqipëria dhe shkoi në Gjermani. Vlera e drogës u llogarit 180 milionë euro. Ndërkohë që autoritetet policore e kishin hequr drogën në një nga portet greke, dhe kishin vendosur oriz, për të gjurmuar më pas.
Arbër Cekaj, në shtator 2020, u dënua nga gjykata me 14 vjet burg në një seancë maratonë që zgjati 9 orë. /revista.one/
Arbër Cekaj, I cili menjëherë pas këtij operacioni, u “arratis” nga Shqipëria dhe shkoi në Gjermani. Vlera e drogës u llogarit 180 milionë euro, ndërkohë që autoritetet policore e kishin hequr drogën në një nga portet greke, dhe kishin vendosur oriz, për të gjurmuar më pas, se kush do të ishte ndjekësi I kontenierit dhe I sasisë së drogës në Shqipëri.
Arbër Cekaj, në shtator 2020, u dënua nga gjykata me 14 vjet burg në një seancë maratonë që zgjati 9 orë.