“Bora është shumë e kujdesshme…” Olsa Muhameti mbështet lidhjen e përfolur të moderatores me Donaldin
June 24, 2022Olsa Muhameti ka qënë e ftuar ditën e sotme në ”Wake Up” ku mes shumë temave dhe projekit të ri që do të vijë së shpejti në Top Channel ”Kepi i Tundimeve” me vetë autore atë për të cilën ajo e ka konfirmuar u diskutua gjithashtu edhe marrëdhënia e Bora Zemanit dhe Donald Veshaj.
Duke qënë se Olsa ishte një ndër personat më të afërt gjatë kohës që lajmet për Borën dhe Donaldin po mbushnin portalet autorja foli rreth kësaj teme duke mbështetur qëndrimin që moderatorja ka mbajtur gjatë gjithë kohës duke u treguar shumë profesionale si në punë ashtu edhe në ekran.
Ajo shtoi se Bora të gjithë këtë situatë ku sytë e të gjithëve ishin tek ajo ka qëndruar e heshtur kundrejt fjalëve, nëse shumë të tjerë do të gjendeshin si ajo do e kishin përdorur këtë situatë për reklama ose vëmendje ajo nuk e bëri. Autorja tha më thej se Bora Zemani ka mbetur po e njëjta vajzë diskrete dhe në rrjete sociale.
“Është shumë e kujdesshme, shumë e kuruar, ndoshta të tjerë do e kishin përdorur më shumë. Ajo nuk ka as shumë reklama. Kur përflitet të ty, duhet të flasësh, Bora këtë as nuk e ka bërë”, theksoi autorja.
Në studio, gazetarja Jonida Aliçkolli foli gjithashtu për marrëdhënien e dyshes. Ajo tha se e gjithë kjo situatë është në favor të Borës dhe Donaldit.
“E gjithë situata është në favor të tyre se edhe pse njerëzit po flasin, ata nuk e kanë konfirmuar lidhjen e tyre. Unë jam pro të bërit marketing, edhe nëse je çift. Ku ka më mirë se të bësh projekte me partnerin tënd, por jo të gjithë e bëjnë këtë gjë”, tha gazetarja.
revista.one/