“Virgjëria nuk ekziston”, kundërvënia e Zhakut: Mbroni lirinë e Fifit për të thënë t…pllëqe

“Virgjëria nuk ekziston”, kundërvënia e Zhakut: Mbroni lirinë e Fifit për të thënë t…pllëqe

June 27, 2022 0

Këngëtarja e njohur, Fifi dhe gazetarja Zhaklin Lekatari janë përplasur me njëra tjetrën së fundmi në rrjete sociale. Gjithçka nisi pas një postimi të Fifit për të dashurin e saj, Adisin të cilit i shkruante- “M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty”. Më pas, Zhaklin reagoi me anë të një videoje ku tha se u zgjua e “neveritur” nga deklaratat e Fifit.

Në mbrojtje të Fifit erdhi dhe Dalina Buzi e cila tha se duhet ta lëmë Fifin të dashurojë dhe se ka cdo të drejtë të ketë ato mendime. Por Zhaklina nuk e ka lënë me kaq pasi në postimin e saj të fundit ajo thekson se virgjëria nuk ekziston e për pasojë këto janë mendime të gabuara që nuk përcjellin mesazhin e duhur.

“Mosnjohja e anatomisë bazike të trupit të gruas, ka sjellë pasoja të mëdha, politike, historike, njerëzore sociale. Virgjëria është konstrukt fetar, social, kulturor por jo shkencor. Virgjëria duke mos ekzistuar nuk përcakton moralin e askujt dhe mbi të gjitha nuk ka pse të ruhet. Nuk ruajmë dot diçka që nuk ekziston. Prandaj Fifi, Dalina, Katerina e çdo grua që e mendon veten si objekt, mjaft rritët stigmën dhe standartet e dyfishta dhe mjaft kontribuat në burgosjen e vajzave dhe grave. Për sa kohë liria e Fifit për të thënë t***lliqe, cënon të drejtat e vajzave dhe grave, atëherë nuk është e lirë të flasë. Kë ndodhet kufiri? Te “bonsesni’ dhe etika, te liritë e individit dhe jo skllavërimi i tij ne shekullin e 21”- u shpreh Zhaklina.

Si duket Fifi nuk ka ndërmend të ndalet pasi ka ardhur ironizomi i rradhës ndaj Zhaklinës përmes rrjeteve sociale.

Fifi ka publikuar një foto pranë të dashurit të saj ku shihen tepër të lumtur pranë njëri-tjetrit. Foto apo thumba? Si duket Fifi ka vendosur që kësaj here të vrasë 2 zogj me një gur.

“Plastë syni i keq dhe gojët e liga. @Adis Patushi, të du, të du”.”, shkroi ajo.

revista.one/