(VIDEO) “Kam gjetur tjetrin”/ Ana Gjini nuk ndalet, vazhdon të “thumbojë” Bruno Shemshon: S’do qaj për…
July 1, 2022Florjana Gjini ose e njohur si Ana është një nga ish-konkurentet më të komentuara të Përputhen.
Sidomos pas ndarjes së saj nga Bruno Shemsho, me të cilin doli çift nga programi i dashurisë. Ish-konkurrentja e Për’puthen, pas ndarjes vijon me postimet thumbuese më rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo ka postuar në llogarinë e saj në TikTok një video gazmore, ku ka përdorur zërin e Big Mamës teksa thotë se nuk do të vuaj për ishin dhe se e ka gjetur tjetrin.
“Çfarë të bëj të qaj unë tani. Unë kam gjetur tjetrin do qaj për atë vjetrin,”-dëgjohet në sfond gjatë videos.
Ju kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Ana Gjini përdor videot në TikTok për t’i përcjellë mesazhe thumbuese Bruno Shemshos. Disa ditë më parë ajo postoi një tjetër video ku duke qeshur këndonte një këngë.
“Thirri mendjes ore kokqyp”– ishte një fragment i postuar nga ish-konkurentja e Përputhen, i cili u konsiderua si “thumb” ndaj ish të dashurit të saj.
Lajmi i ndarjes u konfirmua nga vetë Bruno përmes një video-live në rrjetet sociale. revista.one/