Pas aludimeve se është në një lidhje me Kledi Hysën, Evi Reçi flet për herë të parë
July 4, 2022Këngëtarja e njohur Evi Reçi dhe ish-banori i “BBVIP”, Kledi Hysa janë përfolur prej kohësh tashmë se dyshja janë në një romancë së bashku.
Pak javë më parë Evi ishte e ftuar në “Netët e klipit shqiptar ku ka rrëmbyer edhe një çmim, atë të “Klipit më të mirë qytetar”, ku personi që ia dorëzoi ishte pikërisht Kledi.
Së fundmi Evi ka folur për ‘Ora Verore’, ku u pyet nëse është në një lidhje me Kledin. Këngëtarja nuk ka nguruar aspak për të dhënë përgjigjen e saj duke lënë të nënkuptohet se mbase mes tyre ka me të vërtetë diçka.
“Më pëlqyen se thoshin është rastësia, por është e vërtetë. Epo rastësia është mbreti i botës. Kaq kam për të thënë.”– tha Reçi.
Pak muaj më parë Kledi konfirmoi përfundimin e marrëdhënies 6-vjeçare me modelen austriake, Khaoula Selmi. Modeli tregoi se u ftohën gjërat nga ana e tij dhe pasi e konsultoi me ish-partneren vendosën të ndaheshin. Ai u shpreh se ndoshta nuk ishte momenti i duhur për tu ndarë, por “kështu e ndjeu”.
Rikujtojmë se së fundmi Evi ka udhëtuar drejt Austrisë. Një udhëtim që nuk na kishte bërë përshtypje po të mos ishte për faktin se Kledi jeton aty. Këngëtarja ka ndarë një foto me ndjekësit e saj në Instagram një foto ku shihet në natyrë teksa ka bërë të ditur dhe vendnndodhjen: Austri.
Në të njëjtën kohë, Kledi kishte postuar një foto nga shtëpia e tij ku fokuson disa fruta e po ashtu ka vendosur vendodhjen “Dornbirn” që ndodhet në Austri. Ata nuk janë shfaqur bashkë por me siguri nuk është një rastësi udhëtimi i Evit drejt shtetit austriak. Pak kohë më parë ata janë ndodhur në destinacione të njëjta si në Firence dhe në Vlorë.