“Foshnja qante kur e nxorën nga shtëpia e djegur”, fqinja tek Materniteti i Ri: Nëna e fëmijës kishte dalë për të pirë kafe, i vogli vdiq në spital
July 8, 2022Një ngjarje e rëndë u regjistrua orët e para të mëngjesit së ditës së sotme ku një foshnjë 6-muajshe humbi jetën pasi shtëpia në të cilën ndodhej me gjyshen u përfshi nga flakët, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.
Fqinja ka folur për mediat, duke thënë se në momentin që ka rënë zjarri në shtëpi, nëna e foshnjes kishte dalë për të pirë kafe.
Ajo tha se foshnja që ishte brenda qante e ulëriste, ndërkohë gjyshja për një moment kishte harruar se djali I të bijës ndodhej në banesë.
Fqinja bëri me dije se foshnja kishte dalë gjallë nga banesa dhe mjekët i dhanë menjëherë ndihmën e parë, por për fat të keq humbi jetën në spital.
Fqinja: Kishin 20-30 vite këtu. Janë njerëz të mirë të urtë. E moshuara jetonte me gocën që kishte fëmijën 6 muajsh. Goca ishte e divorcuar. Jetonin në kushte siç jetojnë gjithë shqiptarët. Fillimisht erdhi policia. Goca deshi të futej brenda por ishte e pamundur. Janulla (gjyshja) tha kam qenin, e harroi djalin. Pastaj tha ua kam foshnjën. Bërtiti. Nëna e fëmijës kishte dalë me pi kafe. I kishte thënë të ëmës që t’I mbante foshnjën. Ishte tym I madh. Zjarrfikësja erdhi shpejt, por kur e kanë nxjerrë polici foshnjën po qante. E mori nipi im e futi në ambulancë, fëmija ishte gjallë. I vunë aparatet, por kishte vdekur në spital. revista.one/