Tragjike në Itali, gjendet i vdekur në arë 20-vjeçari shqiptar, sapo ishte bashkuar me familjen

Tragjike në Itali, gjendet i vdekur në arë 20-vjeçari shqiptar, sapo ishte bashkuar me familjen

July 9, 2022 0

Një shqiptar 20-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në një arë në Itali. Raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fermë në Falciano del Massico. Djali ishte duke punuar në një serë kur u rrëzua përtokë dhe humbi jetën.

Ngjarja

Mësohet se shqiptari është identifikuar si A.D, nga një fshat i Cërrikut. Fillimisht i ndjeri ka pasur probleme me frymëmarrjen dhe i ka thënë të atit se nuk ndjehet mirë dhe që i mbahet fryma. Ai ka dalë jashtë serës për tu ajrosur, madje ka ndezur kondicionerin e makinës për tu freskuar. Dyshohet se i ndjeri ka pirë edhe ujë shumë të ftohtë çka mund të ketë sjellë ndryshim të menjëhershëm të temperaturës që mund të ketë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore. 

Kur familjarët kanë shkuar pranë tij, pasi ishte vonuar, e kanë gjetur të vdekur. 

Hetimi

Në vendngjarje kanë ndërhyrëkarabinierët e Mondragone dhe kanë hapur hetimet e nevojshme për rastin.

Trupi i pajetë i 20-vjeçarit u transferua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Caserta për hetime të dobishme për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Iu bashkua familjes

Mësohet se shqiptari nuk kishte shumë që kishte gjetur punë në këtë serë. 

Vetëm pak kohë më parë ishte bashkuar me familjen e tij, e cila kishte vite që jetonte në Sparanise, në Agro Caleno.

Ashtu si prindërit e tij, 20-vjeçari kishte gjetur punë në një fermë të madhe të specializuar në kultivimin e serave.

Dyshimet e para për vdekjen e papritur të tij, lidhen me temperaturat e larta, por priten rezultatet e autopsisë.

revista.one/