“Ndau me publikun muhabetet e shtratit”, Bruno ‘hap thesin’ për ndarjen nga Ana
July 13, 2022Ish-konkurrenti i Për’puthen, Bruno ka dhënë një intervistë së fundmi për “News24” ku ka folur për ndarjen e tij me Anën.
Ai tha se nuk është ndjerë aspak mirë për intervistat e fundit që ka dhënë Ana.
Jo vetëm kaq por ai tregoi dhe arsyen se pse Ana i bëri ‘block’.
“Ka të bëjë edhe fakti që shpesh nëse futesha nëpër komente njerëzit thonin që do ndahen. Kjo më ka bërë çudi në çdo shoë. Mu më vjen keq të hedh poshtë çdo të mirë që kam kaluar me njerëzit prandaj nuk kam folur. Nuk kam tradhtuar! Por mbaroi për shumë aryse, ndoshta për shkak të famës. Unë jam tip që i vë re shumë detajet, jam i sëmurë. Pashë 2-3 intervista të fundit që ajo dha dhe nuk u ndjeva fare mirë. Në një intervistë të saj më erdhi shumë rëndë, më peshoi shumë. Të folurën për muhabete ‘shtrati’, gjëra që mund të duken ‘old fashion’ por për mua çfarë ndodh në një dhomë me 4 mure ngelet aty. Çfarë ndodh në lidhje me të shkuarën ti zgjedh ta ndash. Pse duhet të bëj si gjynah, “kam qenë në emigrim kam vuajtur”, edhe unë kam qenë në emigrim. Këto detaje nuk më kanë pëlqyer. Kam hedhur një postim ironik me limonin që është më i ëmbël dhe luleshtyrdhja, dhe hëngra bllok. Më mirë kështu, i parandalon gjërat në këtë pikë, para se të bëhen më keq më vonë. Zgjati diku te dy muaj e pak”- tha Bruno. revista.one/