U flijua për të shpëtuar nga mbytja vëllanë dhe shokun, Anri Kashiku ishte futbollist i Teutës
July 14, 2022Anri Kashiku, i riu që humbi jetën tragjikisht, pasi u fut në det në Durrës, për të shpëtuar të vëllanë e shokun e tij sa ishte kthyer nga Anglia. 18-vjeçari ishte futbollist dhe ishte angazhuar me ekipin e Teutës.
Këtë verë, ai zgjodhi të kalonte pushimet në Shqipëri, në bregdetin e Durrësit ku dhe gjeti vdekjen. Anri Kashiku pa që i vëllai dhe shoku i tij, të dy nga 15 vjeç po mbyteshin në det dhe pa u menduar dy herë u fut në ujë për t’i shpëtuar.
Ai arriti t’i nxirrte dy të miturit, por vetë nuk ia doli dot. 18-vjeçari u mbyt në det dhe trupi i tij u gjet pas disa orësh kërkime. Dy 15-vjeçarët janë jashtë rrezikut për jetën.
revista.one/