(VIDEO) Nga sulmet ruse në Vinnytsia humbi jetën një katërvjeçare, ja ‘minutat e fundit’ kur po luante
July 15, 2022Një vajzë katërvjeçare është vrarë dhe nëna e saj është plagosur rëndë kur raketat ruse goditën të enjten një qytet në Ukrainën qendrore.
22 persona të tjerë vdiqën, duke përfshirë dy fëmijë të tjerë, dhe mbi 100 të tjerë u plagosën në sulmin që ndodhi në Vinnytsia, që është 268 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Kiev.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar në Twitter një video që tregon “minutat e fundit” të jetës së katërvjeçares, me emrin Lisa Dmitrieva, e cila ishte me sindromën Down.
Ndërkaq në Facebook, një grua që pretendonte se punonte me nënën e plagosur tha se Iryna dhe vajza e saj ishin në epiqendrën e granatimeve.
“Vajza vdiq në vend. Ira është në gjendje të rëndë në kujdesin intensiv”. “Kaq shumë pikëllim, aq shumë lot… Nuk ka më forcë…”, shkroi ajo.
revista.one/