Tayna do të zbulojë për fansat prapaskenat e klipit “Wtf”

Tayna do të zbulojë për fansat prapaskenat e klipit “Wtf”

April 2, 2021 0

Reperja Tayna do të publikojë nesër pjesë nga prapaskenat e xhirimeve të klipit të fundit. “Nesër në ora 18:00 do t’i postoj prapaskenat e “Wtf” në kanalin tim personal youtube.com/taynavlogs. Subscribe për të parë më shumë nga jeta ime personale e shumë të tjera”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Para dy javësh rep-artistja e njohur, Tayna, solli një projekt unik në treg.

“WTF” mban titullin prodhimtaria muzikore, që kësaj radhe erdhi në bashkëpunim me reperen angleze Ivorian Doll.

Kënga ka arritur të ketë sukses, duke grumbulluar mbi tre milionë klikime në YouTube. / revista.ome/