(VIDEO) Pas këngës “Besëpreme”, Loredana reagon ndaj Mozzik: I ke bërë të mendojnë se jam e keqe
July 16, 2022“Çfarë na ka mbetur?/Çfarë ka mbetur nga jeta jonë?/Je vetem ti, jam vetëm unë/Jemi vetëm ne në fund të natës/ Më kujtohet kur nuk mund të më thoje asgjë /Tani ti flet aq shumë sa më çmend/ Por ke bërë shumë mirë/ Hmm, pra çfarë mund të të them?/Por unë jam jashtë kësaj, duhej të tërhiqesha/ Ti i ke bërë të gjithë të mendojnë se jam i keq”-këto janë vargje të këngës së Brent Faiyaz me titull “Loose change”. Videon e shpërndau Loredana Zefi ndaj ish-partnerit të saj Mozzik.
Në ‘Loose Change’, Brent Faiyaz flet për një marrëdhënie dashurie që nuk po funksionon. Sipas tekstit të këngës, ajo nuk po përpiqet sa duhet, duke përhapur gënjeshtra për të. Duket se gjërat dalëngadalë u përkeqësuan në këtë marrëdhënie. Mënyra se si lidhja evoluoi e bëri Brent të vinte në dyshim dashurinë në tërësi. Ai(në këtë rast Loredana) pyet veten pse marrëdhëniet janë shpesh kaq të ndërlikuara, pse është kaq e vështirë të gjesh ekuilibrin e duhur.
Ai thotë se të gjithë mendojnë se, si një reper i famshëm dhe i pasur, është sipërfaqësor, i pangopur për para. Në tekstet e albumit të tij të ri, ai vazhdon të përsërisë se fama nuk e ka ndryshuar atë. ‘Loose Change’ është, pra, një këngë për zhgënjimin e artistit në dashuri. Fama ka një çmim për të paguar dhe ai e kupton tani se është e vështirë të mbash një marrëdhënie dashurie të shëndetshme nëse pasuria krijon paragjykime. Duket sikur kjo këngë është shkruar fiks për Loredanën dhe Mozzik.
Mozzik sapo ka nxjerë një këngë ku ndër të tjera thuhet: “Bespreme ta fala zemrën ti ma theve” dhe “Për inatin tim, shkon ia jep ti gjithkujt”.
Reperi e titullon këngën “Besëpreme” që mendohet se është një dedikim për reperen. Të shumtë kanë qenë edhe ndjekësit në profilin e Mozzik të cilët komentojnë emrin e Loredanës, poshtë fragmentit të këngës. Në tekstin e këngës thuhet: “A thu të ka marrë malli ty njësoj për mua?/A thu mujm na dy me u përmirësu/As vet s’e di për ça jena idhnu/Kurrë s’u nala tu insistu”.
Ata janë një nga çiftet më të përfolur për ndarjet dhe ribashkimet e shumta mes tyre, e sidomos dedikimet që i bëjnë njëri-tjetrit.
Kënga e parë e albumit të tyre të përbashkët me titull “No rich parents: ishte ajo me titull “Rosenkrieg”. Titulli shpjegon edhe gjithë historinë e tyre që përfundoi në ndarjet e përfolura. Nga gjermanishtja, “rose” ka kuptimin “trëndafil”, ndërsa “krieg” përkthehet “luftë”. Rosenkrieg fjalë për fjalë ka kuptimin “lufta e trëndafilave”
revista.one/