“S’i vesh…”, Noizy i bën dërgon dhurata Cllevios pas pajtimit, por ja si reagon ai

“S’i vesh…”, Noizy i bën dërgon dhurata Cllevios pas pajtimit, por ja si reagon ai

July 27, 2022 0

Noizy ka vendosur t’i bëjë edhe një dhuratë Cllevios pasi u pajtuan. Në momentin kur mori dhuratën, Cllevio (Kleviol Ahmeti) ishte live në Instagram, ku tregoi se një postier i kishte sjellë një pako nga Noizy. Dhurata që reperi i kishte dërguar ishin disa artikuj nga marka e tij e veshjeve, të cilat Cllevio i hapi gjatë live-it me këmbënguljen e shokëve të tij.

“Ky tjetri i emocionuar a thua se na solli diamanta. Më ikën 100 euro më këto mua, 50 euro postierit, 50 euro atij”- iu drejtohet shokëve të tij Cellvio, i cili më pas hap kutinë. Fillmisht ai tregoi për ndjekësit e tij një kapele të cilën tha se nuk do ta përdorë.

“Këtë s’kam për ta vënë kurrë sepse i dua kështu por do e mbaj në dollap. Kjo tjetra e lezetshme prerje e bukur”– shprehet ai. Më tej në kuti përveç artikujve të tjerë si bluze apo pantallona, Noizy i kishte dërguar Cllevios një palë të brendshme për meshkuj. Ky i fundit nuk reagoi mirë duke thënë: “Këto s’i vesh, brekët i blej vetë. Ti dal buzës time me brekët e Ilyrianit”

Gjatë videos Cllevio bënte herë pas here edhe ironi apo shaka duke thënë se dhuratat e Noizyt “do t’jua falë shokëve të tij”

Kujtojmë se Kleviol Ahmetaj ka reaguar sërish gjatë ditës së sotme pas deklaratave të Noizyt. Kujtojmë se Cllevio i kërkoi reperit falje në rrjetet sociale dhe tha se nuk do e sulmonte më.

revista.one/